Durrës – Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur instalimet elektrike në banesa të dëmtuara nga tërmeti.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 45-vjeçari është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera, konkretisht:

•Më datë 24.05.2022, dyshohet se ka vjedhur 4 kanate dritaresh, duralumini, në një institucion;
•Më datë 05.06.2022, dyshohet se ka vjedhur instalimet elektrike të disa banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë sekuestruan një sasi kabulli elektrik dhe një mjet prerës që sherbente për prerjen e kabullit.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim Ç. H., 34 vjeç, banues në Pukë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pukë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.