Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. L., 37 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij;
P. H., 60 vjeç, banues në Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.
……
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. D., 20 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme, në fshatin Krastë, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë, shtetasit: E. A. dhe Xh. D., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën;
O. V., 19 vjeç, banues në Fushë-Krujë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, pasi në rrugën Krujë-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Benz”, duke shkaktuar dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.