Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë:
•ndaluan shtetasin në kërkim J. M., 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili fillimisht ka tentuar të largohet, por më pas është kapur dhe vënë në pranga nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pasi ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
•referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. T., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë, A. S., 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë, L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë, pasi më datë 07.06.2025, rreth orës 12:18, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, si pasojë e temperaturave të larta, ka rënë zjarr në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe shtetasit e sipërpërmendur kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë:
•arrestuan shtetasin A. N., 49 vjeç, banues në fshatin Kulluricë, pasi më datë 07.06.2025, në vendin e quajtur “Parku i Butrintit”, ka kundërshtuar me dhunë dy punonjës të patrullës së Policisë së Komisariatit Sarandë.
•referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. T., 43 vjeç, banues në Ksamil, pasi më datë 06.06.2025, gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me grushte shtetasin A. P., 45 vjeç, banues në Ksamil.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. A., 55 vjeç, pasi më datë 04.06.2025, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash nga kasaforta e kishës në fshatin Kodër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. N., 62 vjeç, banues në fshatin Mursi, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi A. G., se i ka prerë disa hardhi rrushi dhe i ka thyer xhamin e garazhit të makinës, në fshatin Mursi.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.