Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe:
•arrestuan shtetasin turk H. D., 26 vjeç, me banim të përkohshëm në Prishtinë, pasi më datë 06.06.2025, rreth orës 21:15, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Ksamil, i cili ka marrë dëmtim në kokë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt B. M., 50 vjeç, Sh. M., 42 vjeç, shtetasin e dëmtuar A. M., si dhe shtetasin turk A. B., 26 vjeç.
•shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit D. B., 23 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 06.06.2025, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 3, Sarandë, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me dëme materiale me automjetin që drejtohej nga shtetasi D. S., 21 vjeç, banues në Sarandë. Pas aksidentit, këta shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe dyshohet se shtetasi D. B. e ka dëmtuar shtetasin D. S. me një mjet prerës (thikë), si dhe i ka shkaktuar dëmtime në automjetin e tij.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan shtetasin turk S. U., 40 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi më datë 06.06.2025, duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur, në rrugën “Dea”, Ksamil, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me portën e një banese, ku si pasojë ka pësuar dëmtime të lehta pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi turk A. O., 20 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. D., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.
Po këta specialistë referuan materiale për dy ngjarje aksidentale, të ndodhura në datën 06.06.2025, konkretisht:
• në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, është përfshirë nga zjarri një ndërtesë 1-katëshe në pronësi të shtetasit K. B., ku si pasojë janë djegur orenditë e brendshme të godinës.
•në vendin e quajtur “Plazhi i Vjetër”, një shtetase e mitur, 13 vjeçe, dyshohet se duke notuar ka rrezikuar të mbytet në det. Aktualisht 13-vjeçarja po merr trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal Vlorë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi M. C., 27 vjeç, banues në Kavajë, se më datë 06.06.2025, në banesën që qëndronte në fshatin Dhërmi, shtetasi L. S. e ka goditur me grushte për një pagesë pune të pa likujduar.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.