Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. B., 40 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi ka kallëzuar shtetasja R. R., 43 vjeçe, banuese në Vlorë, se 40-vjeçarja i ka ndërhyrë në mënyrë të vazhdueshme në jetën private, nëpërmjet telefonatave dhe e-mail-eve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. G., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kallëzuar shtetasi J. M., 66 vjeç, banues në Angli, se 49-vjeçari i ka marrë nëpërmjet mashtrimit, 800 euro.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin I. Xh., 34 vjeç, banues në Kotë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë referuan materialet në Prokurori, pasi nga veprimet hetimore të kryera për aksidentin e ndodhur një ditë më parë, në aksin rrugor “Fterrë-Borsh”, rezultoi se drejtuesi i automjetit tip “Toyota”, që doli nga rruga, ka qenë shtetasi E. M., 58 vjeç, banues në Sarandë, i cili humbi jetën në vendngjarje. 2 pasagjerët, shtetasit R. Xh., 59 vjeç, banues në Sarandë dhe V. Th., 76 vjeç, banues në Lukovë, janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.