Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetaset Z. K., 43 vjeçe, dhe D. M., 38 vjeçe, pasi ndaj tyre ka bërë kallëzim shtetasja M. D., 44 vjeçe, banuese në Vlorë. Kjo shtetase ka deklaruar se, nëpërmjet rrjetit social TikTok, këto shtetase kanë ndërhyrë pa të drejtë në jetën e saj private dhe kanë publikuar materiale bullizuese dhe ofenduese ndaj saj dhe familjarëve të saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Metoq, ka goditur me grushta shtetasin M. J., 46 vjeç, banues në Sarandë.
Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore në Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Idriz Alidhima”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.