Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. H., 25 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri” dyshohet pas një konflikti për motive pronësie, ka goditur me një send të fortë, një 41-vjeçar. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. Sh., 45 vjeç, L. Sh., 44 vjeçe dhe R. K., 39 vjeçe, pasi në rrugën “Artan Lenja” për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. K., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka përndjekur një 24-vjeçare. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-H. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me një 36-vjeçare;
-B. L., 32 vjeç dhe A. H., 25 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 40-vjeçar.

Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-R. K., 59 vjeç, pasi në rrugën “Bardhyl” automjeti që drejtonte ka përplasur shtetaset A. S dhe B. S, të cilat lëviznin me një biçikletë. Të dyja shtetaset morën mjekim në spital;
-L. D., 51 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia” automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi H. A., 39 vjeç. Si pasojë 39-vjeçari u dëmtua dhe mori ndihmë mjekësore në spital;
-K. G., 20 vjeç, pasi në rrugën “Mine Peza” motomjeti që drejtonte është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi D. Gj. Si pasojë është dëmtuar 20-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

-Me datë 03.06.2025, shtetasja D. H., 67 vjeçe, kallëzon se me datë 02.06.2025, i është larguar nga banesa djali i saj, shtetasi M. H., 31 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.