Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. Z., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kanabisi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasen E. L., 31 vjeçe, pasi gjatë kontrollit në automjetin e saj, u gjetën një përforcues grushti dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Kanabis;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 29 vjeç, (faturino i një autobusi), pasi ka kanosur me fjalë një shtetas (pasagjer).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin L. Sh., 43 vjeç, pasi ka vjedhur portofolin e një shtetaseje;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-F. Ç., 57 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur një 72-vjeçar;
-L. T., 32 vjeç, F. C., 34 vjeç, E. C., 37 vjeç dhe B. D., 34 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës;
-A. K., 37 vjeç dhe D. P., 26 vjeç, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-kapën dhe ndaluan shtetasin O. A.(V)., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. Ky shtetas dyshohet se më datë 06.05.2025, në Vaqarr, i ka marrë me forcë automjetin shtetasit F. H., për shkak të një konflikti të mëparshëm me të;
-arrestuan shtetasin E. Ll., 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-arrestuan shtetasin A. Sh., 47 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 75 vjeçe, sepse pas një konflikti të çastit, ka goditur me një send të fortë bashkëshorten e djalit të saj dhe ka tentuar ta godasë me mjet prerës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7:
-arrestuan shtetasin D. K., 40 vjeç, pasi ka kanosur vëllanë e tij (i pajisur me urdhër mbrojtjeje) dhe ka tentuar t’i hapë me forcë derën e banesës. Gjithashtu, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Gj., 48 vjeç, pasi ka kanosur një 47-vjeçar.

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasit M. L., 31 vjeç, E. N., 21 vjeç dhe M. F., 30 vjeçe, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-kapën dhe ndaluan shtetasin E. O., 37 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. L., 34 vjeç, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues K. V. Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi K. V. dhe pasagjeri, djali i tij i mitur, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.