Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. C., 53 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një të mitur 17 vjeç pasi dyshohet se para 4 muajsh, ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me tre bashkëmoshatar të tij, kanë vjedhur disa materiale sportive. Punohet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të 15-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 shpallën në kërkim shtetasin J. M., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 29-vjeçare. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë shpallën në kërkim shtetasin A. K., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krastë.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-P. L., 56 vjeç, G. F., 48 vjeç dhe D. M., 24 vjeç, pasi janë konstatuar duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-A. M., 20 vjeç, pasi ditën e djeshme, tek bulevardi “Nënë Tereza”, Kamëz, ka aksidentuar këmbësoret shtetaset L. C., 27 vjeçe dhe A. C., 30 vjeçe(motra), të cilat ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-D. Q., 21 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje.
-Ditën e djeshme, te liqeni i Farkës, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur shtetasi A. M., 24 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme të rastit.
-Ditën e djeshme, është gjetur pa shenja jete, në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi Q. D., 74 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme të rastit.
-Shtetasja B. J., 44 vjeçe, kallëzon se është kanosur me fjalë nga një shtetase e panjohur nga ana e saj. Punohet për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
-Me datë 21.05.2025, rreth orës 00:25, në rrugën “Hysen Xhura” dyshohet se si pasojë e një shkendije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. D., 44 vjeç. Si pasojë e zjarrit është lënduar shtetasja D. D., 68 vjeçe(nëna e 44-vjeçarit), e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.