Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 32 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasja Xh. Ç., se në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, ky shtetas ka qëlluar me shuplakë, djalin e saj të mitur. Punohet për verifikimin e këtij kallëzimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. R., 44 vjeç dhe I. Ll., 52 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, në ambientet e një lokali në rrugën “Irfan Tomini”, janë konflikuar fizikisht, me një 52-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin N. L., 40 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore të Dibrës, në aksin rrugor “Xibër-Klos”, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga GjKKO-ja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasit Q. B., 30 vjeç, Xh. B., 59 vjeç, A. M., 22 vjeç, L. B., 53 vjeç, M. B., 50 vjeç, Sh. B., 46 vjeç, B. B., 49 vjeç, A. M., 29 vjeç dhe K. B., 29 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. B., 49 vjeçe, pasi në fshatin Çekrezë, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, me sende të forta;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. Q., 23 vjeç dhe E. Q., 27 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë shpallën në kërkim shtetasit T. Ç., 36 vjeç dhe A. J., 27 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një 37-vjeçar. Punohet për kapjen e 2 shtetasve.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-E. Gj., 47 vjeç, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi B. D.. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale;
-E. K., 35 vjeç, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi F. L., i cili u dëmtua lehtë;
-E. Gj., 38 vjeç, pasi motomjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja O. M.. Si pasojë është dëmtuar 38-vjeçari, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-H. A., 54 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.