Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin M. B., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabisi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin D. Sh., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
-ndaluan shtetasin A. T., 67 vjeç, i shpallur në kërkim me datë 29.04.2025, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M.,30 vjeç pasi për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur një 26-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin A. D., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në SPAK për shtetasit E. P dhe K. B., pasi ka kallëzuar shtetasja B. D.,gazetare , se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin I. A., 46 vjeç, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së tij, duke rrezikuar jetën dhe banorëve të tjerë të cilët jetojnë në të njëjtën shkallë me të;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Z., 31 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht një 19-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin O. A., 21 vjeç, pasi në një subjekt tek rrethrrotullimi i Rinasit, dyshohet se ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. S, një shumë parash dhe një aparat celular.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. X., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-G. F., 20 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje;
-L. M., 43 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin J. I., 33 vjeç dhe pasagjer A. M., 30 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit J. I dhe A. M, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

-Më datë 17.05.2025, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, tek magazina me menaxher shtetasin E. Gj., duke punuar, nga pakujdesia është dëmtuar në dorë punëtori i tij A. D., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut pët jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim.