Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
-R. K, 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabisi;
-S. S., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabisi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin F. L., 53 vjeç, pasi në bashkëpunim me shtetasin R. Zh(i ndaluar ditën e djeshme), kanë përfituar, pensionin e një shtetasi, i cili nuk jeton që nga viti 2019.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. P., 36 vjeç dhe K. B., 26 vjeç, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin Sh. D., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. C., 46 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur një 36-vjeçar, si dhe i ka dëmtuar automjetin atij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, dhe shpallën në kërkim shtetasin A. P., 49 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një 35-vjeçare, bazuar në kallëzimin e bërë prej saj.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-S. Y., 50 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-T. L., pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, ky shtetas nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për kryerjen e testit të alkoolit.
Më datë 17.05.2025, shtetasi D. P., ka kallëzuar se më datë 07.05.2025, ka humbur kontaktet me vëllain e tij i cili jetonte me qira në Frutikulture, Kamëz, shtetasin Dh. P., 67 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Informacion paraprak/Rreth orës 00:30 në rrugën “Belul Hatibi”, ka marrë flakë një automjet i parkuar, në pronësi të shtetasit A. K. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.