Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. R., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 i gjetën disa doza lënde të dyshuar narkotike Kokaine.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin R. Xh., 68 vjeç, pasi shtetasja D. B., 33 vjeçe, gazetare e emisionit investigativ “Stop”, ka kallëzuar se ky shtetas, duke paraqitur dy prokura të dyshuara të falsifikuara pranë zyrave të Postës Shqiptare, ka tërhequr nga viti 2019 deri në muajin maj të vitit 2025, pensionin e një shtetasi, i cili nuk jeton që nga viti 2019.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin R. N., 26 vjeç, pasi dje, në KZAZ Nr. 30, ka goditur me grushte dhe shkelma shtetasin R. M., me detyrë sekretar i KZAZ. Gjithashtu, në lidhje me rastin është shpallur në kërkim shtetasi O. D., 40 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. V., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, për motive të dobëta, një 39-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Zh., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, për motive të dobëta, një 44-vjeçar.

-Më datë 14.05.2025, ka kallëzuar shtetasi K. K., 28 vjeç, se më datë 13.05.2025, te kryqëzimi i rrugës “Karl Gega” me rrugën “Reshit Petrela”, 2 shtetas që nuk i njeh, e kanë goditur me grushte. Punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Informacion paraprak/Rreth orës 04:15 në rrugën “Peti”, shtetasja E. Xh., rreth 38 vjeçe, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, brenda në automjet. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.