Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. P., 75 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një 28-vjeçare;
-shpallën në kërkim shtetasin J. Sh., 34 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë, një 59-vjeçar. Punohet për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit K. M., 23 vjeçe dhe E. P., 19 vjeç, pasi kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit E. A.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin D. Xh., 28 vjeç, pasi me automjetin që dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin E. D. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale;

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.