Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. M., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur 2 qiramarrësit e apartamentit të tij, për lirimin e ambientit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. P., 25 vjeç, pasi ka goditur me grushte, në një lokal, një 30-vjeçar. Nga verifikimet rezultoi se 25-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin E. L., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
-arrestuan shtetasin A. K., 64 vjeç, pasi në rrugën “Selman Riza”, është konfliktuar me 2 shtetas dhe i ka vjedhur orën, njërit prej tyre. Sendi u gjet në çantën e të arrestuarit dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 50 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 20-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. A., 48 vjeç, M. A., 23 vjeç dhe E. D., 38 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin;
-shpallën në kërkim shtetasit A. S., 34 vjeç dhe A. M., 33 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur një 61-vjeçar. Punohet për kapjen e 2 shtetasve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasen E. B., 36 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj hallës së saj;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. D., 51 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, në mobilierinë që administron ky shtetas, ka rënë nga shkallët, punonjësi i mobilierisë, shtetasi A. P., 45 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 49 vjeç, pasi u kap duke hedhur inerte në afërsi të lumit të Lanës, në fshatin Mëzez, dyshohet në kundërshtim me ligjin.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-E. Gj., 42 vjeç, D. B., 44 vjeç dhe M. I., 32 vjeç, pasi me automjetet që drejtonin në gjendje të dehur, kanë shkaktuar aksidente rrugore, me pasoja dëme materiale;
-E. A., 33 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorët, shtetasit Gj. Gj., 70 vjeç dhe Z. Gj., 60 vjeç, të cilët janë në spital, në kujdesin e mjekëve.
Më datë 10.05.2025, kallëzoi shtetasja D. S., se ishte larguar nga banesa, djali i saj, shtetasi A. S., 40 vjeç. Punohet për gjetjen e këtij shtetasi.
Më datë 11.05.2025, është çuar për mjekim në spital, shtetasi D. R., 23 vjeç, i cili dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet në banesën e tij. 23-vjeçari është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Më datë 11.05.2025, kallëzoi shtetasja T. C., se është larguar nga banesa, bashkëshortja e vëllait të saj, shtetasja S. M., 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje.
—————
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, kryetari i një qendre votimi në Vorë ka njoftuar se shtetasi A. P., 32 vjeç (vëzhgues i jashtëm) mbante një dokument identifikimi të parregullt. Dokumenti i vëzhguesit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasja E. R., 53 vjeçe, është konstatuar duke fotografuar dhe filmuar me celular brenda dhe jashtë ambienteve të dy qendrave të votimit, në lagjen “Ali Demi”.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi kryetari i një qendre votimi tek Ish-Ekspozita ka njoftuar se shtetasi S. I., 40 vjeç, ka fotografuar fletën e votimit. Shërbimet e Policisë kanë këqyrur celularin e këtij shtetasi, por nuk kanë konstatuar fotografi të fletës së votimit.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 shpallën në kërkim shtetasit M. M., 36 vjeç dhe V. D., 55 vjeçe, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletët e votimit. Punohet për kapjen e tyre.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme ka njoftuar kryetari i një qendre votimi në Kamëz se shtetasja A. D., 48 vjeçe, kishte paraqitur një dokument identifikimi të parregullt, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi kanë kallëzuar shtetasit:
-M. Ç., 21 vjeç, në cilësinë e kryetarit të një qendre votimi të Partisë Demokratike, i cili pretendon se shtetas të paidentifikuar kanë shkelur perimetrin e sigurisë në qendrat e votimit, tek shkolla “Kasem Shima”, Yzberisht, duke intimiduar votuesit;
-K. B., 36 vjeç, kandidat për deputet i Partisë Demokratike, i cili pretendon se ka konstatuar në rrugën ”Besim Alla”, një ambient ku dyshohet se shfrytëzohej si zyrë elektorale nga një subjekt politik.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.