Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. B., 38 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Shkatërrim i pronës”, pasi ka dëmtuar me sende të forta, kornizën e derës së jashtme të banesës në pronësi të shtetasit A. B., 33 vjeç;
-H. B., 38 vjeç, banues në qytetin Laç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin K. G., 34 vjeç, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.