Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. P., 30 vjeç dhe A. K., 54 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi kanë kryer punime ndërtimi, pa lejet përkatëse;
-S. M., 61 vjeç, banues në fshatin Bërdicë e Sipërme, pasi është konstatuar duke hedhur inerte në tokën e tij;
-Q. H., 67 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, pasi me vetëgjyqësi, ka hedhur inerte në tokën e shtetasit K. N., me pretendimin se toka është e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme