Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Gj., 59 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Europa”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen A. K., 69 vjeçe, këmbësore, e cila është dëmtuar lehtë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasja S. Z., 24 vjeçe, se i kanë thyer xhamin e automjetit të saj, që e kishte parkuar në lagjen “Rrjoll”. Punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.