Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Z. K., 63 vjeç, banues në Shkodër, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. T.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. L., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke hapur derën e automjetit të tij, nga pakujdesia ka goditur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja A. Rr., 69 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë;
-Z. A., 60 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe E. K., 21 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, pasi ditën e djeshme, në rrugën e Tepes, shtetasi Z. A., dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar me automjet, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin E. K., i cili është dëmtuar lehtë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi autriak L. M., 24 vjeç, se i kanë thyer xhamin e derës së bagazhit të automjetit të tij, që e kishte parkuar në lagjen “Gurrile”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.