Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin turk B. D., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një shishe transparente me lëndë të dyshuar narkotike të llojit GHB.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimet penale në gjendje të lirë për shtetasit: B. N., 38 vjeç, A. A., 26 vjeç, K. Gj., 27 vjeç, G. B., 35 vjeç. Gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetet me të cilat lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike të dyshuara të llojeve cannabis sativa dhe ekstazi.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 15-vjeçar, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori për shtetasit: E. H., 31 vjeç, Xh. H., 60 vjeç, M. S., 27 vjeç, D. S., 51 vjeç, të gjithë banues në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.
Po nga këta Specialistë, u referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pas njoftimit të shtetasit I. Q., 24 vjeç, se në zonën e Ranës së Hedhun, Shëngjin janë hedhur inerte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.