Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Kurbin/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje pasdite, për një konflikt verbal mes disa shtetasve në Fushë-Milot, bëjmë me dije se janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë konflikt, A. N., 58 vjeç dhe P. P., 67 vjeç, të dy banues në Milot. Nga hetimet dyshohet se ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nuk janë gjetur sende që mund të shërbejnë si provë materiale. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. N. dhe P. P., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V. P., 64 vjeç, banues në Lezhë, pasi më datë 11.05.2025, në aksin rrugor “Milot-Lezhë”, motomjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet. Si pasojë është mbetur i dëmtuar shtetasi V. P., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 11.05.2025, ka kallëzuar shtetasi L. N., 64 vjeç, banues në Lezhë, se i kanë vjedhur automjetin e tij.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 11.05.2025, ka kallëzuar shtetasi P. N., 42 vjeç, banues në Lezhë, se te qendra e votimit ku ka shkuar për të votuar, nuk e kanë lejuar të asistojë babanë e tij të verbër, gjatë votimit, por ka votuar një vëzhgues në vend të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.