Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore pranë Njësisë së Sigurisë Rrugore të autostradës Tuneli i Kalimashit-Morinë, arrestuan shtetasin V. Gj., 20 vjeç, banues në Kosovë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Kukës, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” për shtetasin A. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës në një firmë të kontraktuar për nxjerrjen e mineralit të kromit, pasi në vendin e quajtur “Shtanë”, u konstatuan dy kamionë të ngarkuar me krom, pa faturë shoqërimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 33 vjeç, banues në Kukës, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babit të tij 65 vjeçar, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. M., banuese në fshatin Letaj, pasi duke djegur disa mbeturina në pronën e saj, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe me barishte dhe shkurre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.