Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin A. G., 36 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin K. K., 34 vjeç, banues në Vlorë, caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.