Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit L. K. 59 vjeç, dhe J. T., 49 vjeç, banues në Maliq, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet e tyre pa leje drejtimi.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin slloven R. D., 50 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar vetë 50 vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
O. A., 49 vjeç, banues në Libonik, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi bimësh medicinale në magazinën e një 57-vjeçari;
M. B., 32 vjeç, banues në Libonik, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë për shkak të detyrës, një punonjëse të Bashkisë Maliq.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit K. K., 34 vjeç, dhe J. M., 47 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bizneset e tyre private u konstatuan duke kryer aktivitetin pa u regjistruar në organet kompetente. Në biznesin e 34-vjeçarit u konstatuan një sasi pijesh alkoolike pa pullë fiskale të cilat dyshohet të jenë të kondrabanduara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.