Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec:
-arrestuan në flagrancë shtetasit I. B., 50 vjeç dhe E. B., 49 vjeçe (bashkëshortë) dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për djalin e tyre, shtetasin Xh. B., 27 vjeç, banues në fshatin Çërravë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të 50-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. T., 70 vjeç, pasi ka goditur me grushte një 62-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin N. L., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit P. T., 61 vjeç dhe K. T., 37 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 32 vjeç, banues në fshatin Dolan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.