Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin O. P., 24 vjeç, banues në Podgorie, dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimin penal për shtetasit G. Q., 21 vjeç, K. Q., 20 vjeç, dhe R. D., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi dje, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Gjatë shoqërimit, 24-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimin penal për shtetasin A. P., 34 vjeç, vëllai i 24-vjeçarit, pasi në ambientet e jashtme të Komisariatit, ka tentuar të godasë me grushte shtetasit me të cilët ishte konfliktuar vëllai i tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin D. A., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. H., 55 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se i ka vjedhur një çantë me vegla pune, një 62-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. B., 67 vjeç dhe L. A., 55 vjeçe, banues në Qinam, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja D. N., 36 vjeçe, banuese në Korçë, se më datë 13.05.2025, është larguar në Gjermani, vëllai i saj, shtetasi I. X., 27 vjeç, banues në Korçë dhe se ka humbur kontaktet me të. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.