Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin T. I., 34 vjeç, banues në Drenovë, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. I. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë shtetasi G. I.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi një 13-vjeçar, duke drejtuar një monopatinë, ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë.
Më datë 14.05.2025, në arat e fshatit Kamenicë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi L. G., 71 vjeç, i cili sipas kallëzimit të bashkëshortes së tij, ishte larguar nga banesa, më datë 12.05.2025. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.