Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit M. Ç., 67 vjeç dhe L. Ç., 64 vjeç, banues në Podgorije, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte në fytyrë, një 42-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. T., pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. R., 44 vjeç, pasi ka shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme, nëpërmjet telefonit, një 43-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. T., 57 vjeç, pasi u kap duke transportuar 2 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen M. K., 40 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë një 12-vjeçare.

Më datë 13.05.2025, shtetasi B. K., 70 vjeç, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret në magazinën pranë banesës së tij, por është shpëtuar nga familjarët. Aktualisht po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja F. G., 68 vjeçe, banuese në Kamenicë, se më datë 12.05.2025, është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi L. G., 71 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.