Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen I. T., 46 vjeçe, banuese në Përmet, pasi dyshohet se ka marrë sende të ndryshme, në një pjesë toke që përdorej nga një shtetas, për kamping.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 13.05.2025, në ambientet e shkollës 9-vjeçare në Përmet, është konstatuar mungesa e një laptopi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë shpallën në kërkim shtetasin Y. K., 31 vjeç, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë në fshatin Dervician.

-Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në aksin rrugor “Krahës-Tepelenë”, shtetasi A. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë djali i tij 8 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.