Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 59 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 17 vjeç, banues në fshatin Babunjë, Divjakë, pasi automjeti që ky shtetas drejtonte ka përplasur në fshatin Babunjë, shtetasin I. Rr., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. Zh., banues në fshatin Qerret i Ri, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet të parkuar dhe për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.