Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin O. Ll., 42 vjeç, banues në fshatin Zhymë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Gjatë kontrollit në banesën e 42-vjeçarit, u gjet një sasi Cannabisi.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 23 vjeç, banues në fshatin Dushk, pasi automjeti që ky shtetas drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur në fshatin Dushk, në një mur. Si pasojë, janë dëmtuar 23-vjeçari dhe 2 pasagjerët në automjetin që drejtonte ai, të cilët janë në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. L., 53 vjeç, banues në fshatin Belishovë, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale, fotografi të një shtetaseje 52 vjeçe.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar një shtetas 16 vjeç, se është goditur me grushte, nga një shtetas 13 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.