Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. Z., 32 vjeç, pasi dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur ka kanosur disa shtetas në rrugë dhe ka prishur qetësinë publike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh shpallën në kërkim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit G. B., 54 vjeç, A. B., 23 vjeç dhe A. B., 22 vjeç, (babai me 2 djemtë), pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me send të fortë metalik një 26-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime fizike. 26-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.