Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit;
E.F., 50 vjeç, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht dhe ka goditur me sende të forta shtetasin B.M., 63 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

-E.V., 36 vjeç, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E.T., 42 vjeç, i cili po trajtohet me ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit;
K.K., 19 vjeç; dhe për dy 16- vjeçarë, banues në Burrel, pasi u kapën duke drejtuar 3 motomjete pa u pajisur me leje drejtimi.

L.K., 36 vjeç, banues në Burrel, pasi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Burrelit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi E.L., 38 vjeç. Nga përplasja mbetën të lënduar drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët që udhëtonin me to, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

-Me datë 05.06.2025, shtetasi Xh.L., 68 vjeç, kallëzon se gjatë natës, persona të panjohur i kanë vjedhur disa bagëti të imëta. Punohet për zbardhjen e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

-Me datë 05.06.2025, shtetasi Sh.N., 65 vjeç, kallëzon se i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi I.N., 35 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.