Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan shtetasin T. B., 62 vjeç, banues në fshatin Grevë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Xibër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 55-vjeçar.

Shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. K., 42 vjeç dhe E. Sh., 34 vjeç, të dy banues në Mat, pasi në fshatin Karicë, motomjeti që drejtonte 42-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi E. Sh. Pas përplasjes të 2 drejtuesit e mjeteve janë larguar nga vendi i aksidentit. Nga aksidenti u dëmtua shtetasi A. K., i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-S. B., 24 vjeç, banues në Dibër, pasi në fshatin Majtarë, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi M. C., 30 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ditën e djeshme, dyshohet se është vetëvarur në banesën e tij, në fshatin Patin, shtetasi E. H., 36 vjeç. Vijon puna për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.