Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 56 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi A. P., 55 vjeç, banues në Kuçovë, se në rrjetin social ”Facebook” është hapur një faqe, me emrin e tij, ku i publikojnë foto personale të tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar referuan materialet në Prokuroi, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. M., 29 vjeç administratorë i një subjekti, dhe E. H., 38 vjeç të dy banues në Berat, pasi ndaj tyre ka bërë kallëzim shtetasi Z. S., 58 vjeç, banues në Berat, administrator i kompanisë së raffting, i cili pretendon se këta dy shtetas e pengojnë për ushtrimin e aktivitetit “Raffting” në Kanionet e Osumit.
Materialet iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.