Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. A., 32 vjeç, banues në Kuçovë, punonjës i bashkisë Kuçovë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi ka kallëzuar një 55-vjeçar, se ky shtetas ka falsifikuar nënshkrimin e një qytetari. Punohet për verifikimin e këtij kallëzimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 30 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 41-vjeçar.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 42 vjeç, banues në Dimal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.