Berat – Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”

I vodhi me dhunë një sasi lekësh dhe aparatin celular një shtetaseje, vihet në pranga 25-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. S., 25 vjeç, banues në Berat, pasi në lagjen “30 Vjetori”, në rrugë, i ka vjedhur me dhunë një sasi lekësh dhe një aparat celular shtetases M. G.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.