Berat – Procedohen penalisht 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale

DVP Berat

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve janë goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit online.

Procedohen penalisht 4 shtetas që ushtronin këtë veprimtari.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik, kanë konstatuar dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët proceduan penalisht shtetasit E.Xh., 35 vjeçe dhe K.H., 19 vjeç, të dy banues në lagjen “18 Tetori”, Dimal, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetases E.Xh, u konstatua se ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online, shtetasi K.H.

A.S., 50 vjeç dhe Gj.Q., 36 vjeç, banues në lagjen “18 Tetori”, Dimal, pasi gjatë kontrollit në lokalin Bar-Kafe, ushtronin aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online.

Në cilësinë e provës materiale u sekustruan 3 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojrave të fatit.

—————–

Gjithashtu vijon zbatimi i planit të masava për evidentimin dhe parandalimin e krimeve mjedisore.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u procedua penalisht shtetasi E.F., 26 vjeç, banues në fshatin Zhitom, Berat, pasi në fshatin Bilçë, Berat u kap duke transportuar me mjet, lëndë drusore, pa dokumentacion dhe pa leje përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.