Dhërmi – Shkeli rregullat e qarkullimit rrugor, gjobitet me 52 000 lekë

Pas një denoncimi të bërë në Polici, për një automjet që qarkullonte me shpejtësi dhe në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Vlorë kryen menjëherë verifikimet dhe identifikuan automjetin.

Nga veprimet e kryera rezultoi se automjeti tip “Audi”, në pronësi të një subjekti privat, kishte përshkruar karrexhatën në sens të kundërt, në një kthesë me fushëpamje të kufizuar në aksin rrugor Dhërmi–Himarë.

✅ Për këto shkelje, u vendos masa administrative 52 000 lekë, në zbatim të VKM nr. 153, neni 350, për shkelje të neneve 141 pika 10, 139 pika 3 dhe 8 dhe neni 127 pika 3 dhe 1 të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës, veçanërisht në zonat turistike ku lëvizshmëria është e lartë gjatë sezonit veror.