Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 23 vjeç, pasi dyshohet se në rrugën “Bill Klinton” ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 51 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me një send të fortë një 66-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 23 vjeç, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me një 47-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin K. L., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
-shpallën në kërkim shtetasin S. O., 37 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës ish-bashkëshorten e tij.Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. D., 21 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 47 vjeç, pasi në Kamëz, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me një send të fortë dy të mitur të moshës 17 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin R. A., 39 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
-Më datë 08.06.2025, shtetasi S. H., 47 vjeç, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.