Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin F. Sh., 40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. B., 21 vjeçe, banuese në fshatin Mjedë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti që drejtonte është përplasur me një automjet tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin P. Gj., 60 vjeç, për motive të dobëta.

Ditën e djeshme, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në dy baraka banimi. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Punohet për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.