Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll arrestua shtetasin F. M., 23 vjeç, banues në Tresenik, për veprat penale “Kundërshtimi ndaj punonjësit të rendit publik e kryer me dhunë”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”, dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, pasi gjatë një aktiviteti futbollistik, të zhvilluar në stadiumin e Bilishtit, ky shtetas ka sharë dhe ofenduar dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të tij, për në Komisariat.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
F. Sh., 69 vjeç, banues në Korçë, pasi pas një konflikti pronësie dyshohet se ka kanosur me fjalë dhe i ka drejtuar një armë gjahu që e kishte me leje një 46- vjeçari. Arma e gjahut u bllokua në cilësinë e provës materiale;
Dh. J., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 40-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. I., 40 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit L. D., 58 vjeç, dhe M. M., 31 vjeç, pasi në aksin rrugor “Korçë- Pogradec”, automjetet që drejtonin janë përplasur. Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar lehtë 2 pasagjerë që ndodheshin në mjetin që drejtohej nga 31-vjeçari.
Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasja F. M., 59 vjeçe, e cila ka kallëzuar se më datën 06.06.2025 është larguar nga banesa bashkëshorti i saj shtetasi N. M. 77 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Më datën 07.06.2025, rreth orës 12:00, në fshatin Strelcë, Maliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. F. 66 vjeç. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.