Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin L. N., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasit S. H., 30 vjeç, dhe F. B., 55 vjeç, të dy banues në fshatin Vukatanë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, pasi mbrëmjen e djeshme për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe kanë goditur me një mjet të fortë në kokë, shtetasin A. M., 35 vjeç.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. B., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur një 26- vjeçar për motive të dobëta;
-L. K., 55 vjeç, banues në fshatin Ndërlysaj, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vetëgjyqësia”, pasi ka dëmtuar një rrjetë teli, me të cilën rrethohej prona e shtetasit M. B., 55 vjeç.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi ditën e djeshme, në lagjen Perash, është konstatuar shtetasi H. L., pranë banesës së tij, duke kryer punime në një strukturë metalike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme