Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit E J, 25 vjeç, dhe E S, 32 vjeç, dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit A D, 24 vjeç, S G, 35 vjeç, B M, 22 vjeç, C U, 36 vjeç, A T, 22 vjeç, F G, 24 vjeç, S R, 28 vjeç, K Z, 28 vjeç, D K, 38 vjeç, , E S, 30 vjeç, F A, 35 vjeç dhe S A, 34 vjeç. Gjatë kontrollit fizik të tyre dhe të automjeteve që këta shtetas lëviznin, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuara narkotike, kanabis, ekstazi, kokainë dhe MDMA.
—
Më datë 06.06.2025, shtetasi G H, 69 vjeç, banues në Mal Bardhë, Kurbin, ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Kurbin se djali i tij, shtetasi A H, 29 vjeç nuk ka ardhur në banesë. Sipas deklarimeve të familjarëve, 29 vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për gjetjen e tij.
—
Milot/Informacion paraprak
Rreth orës 12:40, në aksin rrugor “Milot-Thumanë”, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Trailer”, me drejtues shtetasin serb B. V., dhe motomjeti me drejtues shtetasin I. K., 71 vjeç, banues në Milot, Kurbin. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në Spitalin e Kurbinit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.