DVP Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin N. Ç., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu, këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin E. D., 38 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datën 03.05.2025, në vendin e quajtur “NSHN”, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me sende të forta, shtetasin G. H., 36 vjeç, banues në Berat, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 64 vjeç, banues në fshatin Salari, pasi me vetëgjyqësi ka rindërtuar një gardh, duke zënë një hapësirë publike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 49 vjeç, banues në Libohovë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. Ç., 65 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën e motrës së tij, për të përvetësuar një pronë.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, shtetasi B. A., 53 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. B., 48 vjeç, banues Gjirokastër. Nga aksidenti është dëmtuar 48-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.