Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
•T. B., 31 vjeç, banues në fshatin Kaninë, pasi duke drejtuar automjetin në rrugën “Çamëria”, në Lungomare, ka aksidentuar në vendkalimin e këmbësorëve shtetasin K. Gj., 78 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
•A. Ç., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motomjetin pa targa, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
•B. Ç., 34 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar se kishte kryer punime ndërtimi në hapësirën e një lokali të marrë me qira prej tij, në Sarandë.
•M. Sh., 36 vjeç, banues në Sarandë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim ish-e dashura, me pretendimin se ky shtetas e ka përndjekur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.