HAPEN APLIKIMET PËR PRANIM NË FUNKSIONIN E VEÇANTË SHEF SEKTORI, NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE DHE UNIFORMAVE, NË POLICINË E SHTETIT

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton:

Hapen aplikimet për pranim në funksionin e veçantë në Policisë së Shtetit, Shef Sektori, në Sektorin e Shërbimeve dhe Uniformave, në Drejtorinë e Mbështetjes Logjistike, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me gradën policore “Drejtues”.

Aplikimet fillojnë më datë 27.05.2022 dhe përfundojnë më datë 01.06.2022.

Aplikimet bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kriteret e pranimit në funksionin e veçantë “Shef Sektori, në Sektorin e Shërbimeve dhe Uniformave, në Drejtorinë e Mbështetjes Logjistike, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil.”
  3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë përkatës;
  4. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  5. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  1. Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet profesionale;
  2. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  3. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
  4. Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
  5. Të plotësojë kriteret e tjera të veçanta.

Kritere të veçanta:

Kritere të veçanta që duhet të plotësojë aplikanti për funksionin e Shefit të Sektorit të Shërbimeve dhe Uniformave, me status policor dhe gradë “Drejtues”, janë si më poshtë:

  • Të jetë një punonjës me arsim të lartë Akademinë e Forcave Tokësore, Specialiteti Logjistike (prapavije) ose Shkenca Ekonomike dhe eksperiencë pune jo me pak se 11 vite punë, nga të cilat jo më pak se 5 vite të ketë punuar si Shef Sektori/Seksioni në këtë profil .
  • Njohuri dhe aftësi të mira kompjuterike të demostruara në programe planifikimi, prezantimi dhe komunikimit administrativ.
  • Njohuri ne PSP të shërbimeve ekonomike
  • Aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për ndryshim dhe punën në grup.

Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Formularin e aplikimit tip (bashkëlidhur këtij urdhri);
  2. Fotokopje të kartës së identitetit;
  3. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit, trajnimeve përkatëse;
  4. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
  5. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
  6. Certifikatë familjare;
  7. Vërtetim nga gjykata;
  8. Vërtetim nga prokuroria;
  9. Raport mjeko-ligjor;
  10. Fotokopje e librezës së punës;
  11. Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.

Punonjësi në funksionin e veçantë, “Shef Sektori, në Sektorin e Shërbimeve dhe Uniformave, në Drejtorinë e Mbështetjes Logjistike, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, kryen këto detyra specifike:

  1. Shefi i Sektorit të Shërbimeve dhe Uniformave ka përgjegjësi për programimin dhe planifikimin sa më real të nevojave për uniformë, orendi, pajisje, plotsim të nevojave materiale të struktrave dhe punonjësve, ushqim për punonjësit e policisë, studentëve, emigrantëve dhe të paraburgosurve. Mirë administrimin e aktiveve dhe pasurive ekzistuese dhe krijimin e burimeve të reja në përputhje me kërkesat dhe aftësitë buxhetore, me qëllim krijimin e kushteve optimale për strukturat operacionale.
  2. Organizon, drejton e kontrollon punën e sektorit, duke udhëhequr nga fryma e bashkëpunimit dhe mirëbesimit me vartësit
  3. Kryen veprimtari tekniko administrative, për përgatitjen dhe koordinimin e detyrave, objektivave dhe projekteve, duke bashkërenduar punën me strukturat e tjera brenda organizatës së policisë, si dhe me institucionet qeveritare dhe kontraktore.
  4. Realizon, koordinon dhe mbikëqyr procesin e identifikimit, hartimit dhe zbatimit të planeve mujore, vjetore, PBA, projekteve, planeve të veprimit dhe dokumenteve të tjerë strategjikë në fushën e zhvillimit të sektorit.
  5. Organizon punën dhe zbaton e monitoron procesin e:
    • Planifikimit të nevojave të organizatës për shërbimet që mbulon
    • Përdorimin me ekonomi dhe efikasitet të buxhetit në dispozicion
    • Caktimin dhe realizimin e objektivave
    • Menaxhimin e rriskut
    • Vleresimin e pasurisë sipas vlerës dhe vlerës së përdorimit
    • Dokumentimin e proceseve dhe vlerësimin e të dhënave statitikore
    • Analizën e problemeve dhe përgjithësimin e rezultateve.
  6. Organizon dhe kryen në mënyrë aktive studime administrative në lidhje me çështjet e menaxhimit në sektor.
  7. Zhvillon programe gjithëpërfshirëse që kanë si qëllim korrigjimin në mënyrë efikase të mangësive, përfshirë hartimin e rregulloreve dhe procedurave të nevojshme për të përmbushur misionin e këtij sektori.
  8. Organizon dhe kryen detyra tekniko-administrative për përgatitjen, planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit mbështetur në nevojat, kërkesat dhe prirjet e policisë së shtetit duke synuar rritjen e efektivitetit të përdorimit të uniformave, pajisjeve dhe shërbimit të ushqimit.
  9. Propozon ide dhe plane për plotësimin e nevojave në rritje të strukturave të policisë, duke harmonizuar kërkesat dhe normativat, përmirësuar metodologjinë, inicimin e formave të reja për menaxhimin dhe administrimin e burimeve në tërësi.
  10. Organizon punën për rritjen e cilësisë së komunikimit me qëllim sigurimin e informacionit të vazhdueshëm për gjendjen e uniformave, pajisjeve dhe mënyrën e funksionimit të shërbimit të ushqimit, duke realizuar dhe trajnime të punonjësve që administrojnë dhe i përdorin ato.
  11. Siguron udhëheqje dhe menaxhim të gjitha burimeve njerëzore në sektor,
  12. Realizon bashkërendimin e financimeve të brendshme me ato të donatorëve në bashkëpunim me sektorin e projekteve, për projektet e miratuara apo që janë në proces miratimi.
  13. Siguron kontrollin e ecurisë së planeve dhe programeve të iniciuara në policinë e shtetit si dhe vendos kontakte të vazhdueshme për suksesin e tyre.
  14. Këshillim dhe asistencë strukturave vendore të policisë në hartimin e projekt planeve dhe kërkesave me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre planifikuese dhe menaxhuese.

Procesi i konkurrimit përfshin:

  1. Jetëshkrimi i aplikantit,

Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e aftësive në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së veprimtarisë së shërbimeve mbështetëse, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 10 pikë);

  1. Testi me shkrim,

Kontrollin e njohurive të aplikantit në test me shkrim (vlerësohet me 60 pikë). Aplikanti që nuk arrin të marrë 40 pikë në testin me shkrim nuk i nënshtrohet vlerësimit në intervistën me gojë dhe ndërpret procesin e vlerësimit;

  1. Intervista me gojë,

Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperiencë pune në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së veprimtarisë së shërbimeve mbështetëse, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 30 pikë).

Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.

Testi me shkrim zhvillohet më datë 07.06.2022, në ambientet e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

 

Formulari i aplikimit: https://we.tl/t-pXs2bt1QY5