Raporti i ngjarjeve, 10,11,12 maj 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë këtyre ditëve, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 215 shtetas, konkretisht: 52 shtetas janë vënë në pranga, 148 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 15 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 22 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 27 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 8 raste. 1 shtetas është arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 18 raste, 12 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 6 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 36 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 35 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 25 raste. 9 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 17 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 25 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-10 raste të veprës penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. 7 shtetas janë arrestuar, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-8 raste të vetëgjyqësisë, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve me funksione publike. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të falsifikimit. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit. 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të dhunimit të banesës. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të krimeve kibernetike dhe 1 rast i përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, me autorë të paidentifikuar;

-2 raste të trafikimit të mjeteve motorike. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të mbajtjes pa të drejtë të uniformës. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të ngacmimit seksual. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të shpifjes, për të cilat vijojnë hetimet për të përcaktuar autorësinë;

-1 rast i largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit, me 1 shtetas të arrestuar;

-1 rast i veprës penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Për një rast në hetim të kësaj vepre penale, është ndaluar 1 shtetas;

-1 rast i përndjekjes, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-nga 1 rast i krimeve ekonomike, prishjes së qetësisë publike, veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, braktisjes së fëmijëve të mitur, kanosjes për shkak të detyrës dhe fyerjes, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

1 shtetas është arrestuar, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

1 shtetas është arrestuar, për veprat penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim, “Vetëgjyqësia” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

1 shtetas është arrestuar, për veprat penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim, “Vetëgjyqësia” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

4 shtetas janë arrestuar dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në bashkëpunim.

2 shtetas janë arrestuar, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Vetëgjyqësia”.

2 shtetas janë shpallur në kërkim, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

1 shtetas i kërkuar për moskallëzim të krimit, është ndaluar.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 13 aksidente, si pasojë e të cilave 16 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 34 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 3prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 16 shtetas janë vënë në pranga dhe 17 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan me iniciativë shtetasin S. L., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, në mënyrë të vazhdueshme.

Po nga këta specialistë, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-I. N., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 11.05.2025, ka dëmtuar me dashje, me automjetin e tij, fasadën e një dyqani dhe dy frigoriferë që ndodheshin brenda, në lagjen “1 Maji”, Vlorë.

-M. T., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kryer një veprim me natyrë seksuale ndaj një 14-vjeçareje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 11.05.2025, ka kallëzuar shtetasi E. H., 36 vjeç, banues në Delvinë, se shtetasi I. A., 33 vjeç, banues në Delvinë, me detyrë vëzhgues i qendrës së votimit nr. 4619, Delvinë, komunikonte me votuesit, ndaj dyshon se ai i intimidonte ata për të votuar në favor të një subjekti politik.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas 16 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar një motomjet elektrik, ka aksidentuar lehtë një shtetase dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shkodër

Shitnin doza kanabisi, në qytet, kapen në flagrancë me kanabis me vete dhe arrestohen 2 shtetas (babë e bir).

Sekuestrohen sasia e kanabisit që kishin me vete dhe një tjetër sasi kanabisi që u gjet në banesën e tyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë goditur një rast të shitjëes së lëndëve narkotike në doza.

Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: Gj. Z., 59 vjeç dhe P. Z., 20 vjeç (babë e bir), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, në lagjen “Tre Heronjtë”, me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilën dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen në doza. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, u gjet një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PKK Rinas

Tentoi të hynte në Shqipëri, me identitet fals, pasi ishte i dënuar në Itali, arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari.

40-vjeçari, i dënuar me 5 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, për vjedhje me dhunë.

Gjatë intervistimeve të imtësishme, të realizuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe të tentativave për të kaluar ilegalisht kufirin, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë konstatuar në hyrje të Shqipërisë, se shtetasi Eduart Isaku, 40 vjeç, i cili udhëtonte nga Madridi, kishte paraqitur dokumente me identitet fals (me gjenealitete Ermir Isaku).

Nga verifikimet e mëtejshme dhe shkëmbimi i informacioneve në kohe reale, ndërmjet strukturave të INTERPOL, ka rezultuar se ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences, në vitin 2018, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Ky shtetas u arrestua provizorisht dhe për ekstradimin e tij në Itali, po bashkëpunojnë Interpol Tirana dhe Interpol Roma.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 47 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka hyrë me dhunë në banesën e një 42-vjeçareje me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, dyshohet se e ka ngacmuar sekualisht atë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet ku nisi procedimi penal për shtetasen E. V., 35 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi ka braktisur djalin e saj 12-vjeçar, në ambientet e Policisë. 12-vjeçari u akomodua në fondacionin “Vatra e Ngrohtë”, Gjirokastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. A., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. R., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 21-vjeçar.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

  1. C., 22 vjeç, banues në Vashtmi, Maliq, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesja e këtij automjeti;

një 16-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin rrugor në aksin “Pogradec-Korçë”, si pasojë e të cilit u dëmtuan shtetasi M. Xh. dhe vajza e tij e mitur, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Xh., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Më datë 11.05.2025, rreth orës 15:00, shtetasi E. L., 18 vjeç, banues në fshatin Denas, dyshohet se aksidentalisht ka rënë ka rënë nga kali dhe për pasojë është dëmtuar. Ai po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Pogradec/Më datë 11.05.2025, në ambientet e QV 39/01, Pogradec, një shtetas i paidentifikuar i ka marrë celularin shtetases E. Xh., gazetare, dyshohet ndërkohë që ajo filmonte. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec kanë kryer veprimet procedurale dhe materialet do referohen në Prokurori për vlerësim.

Gramsh

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 11.05.2025, rreth orës 14:30, ka kallëzuar shtetasi E. H., kandidat për deputet i subjektit politik “Shqipëria Bëhet”, se në qendrën e votimit nr. 2596,  shtetasja M. B., 37 vjeçe, anëtare e komisionit, ka mbajtur shënim listën e shtetasve që votonin.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Z. K., 63 vjeç, banues në Shkodër, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. T.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-M. L., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke hapur derën e automjetit të tij, nga pakujdesia ka goditur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja A. Rr., 69 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë;

-Z. A., 60 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe E. K., 21 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, pasi ditën e djeshme, në rrugën e Tepes, shtetasi Z. A., dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar me automjet, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin E. K., i cili është dëmtuar lehtë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi autriak L. M., 24 vjeç, se i kanë thyer xhamin e derës së bagazhit të automjetit të tij, që e kishte parkuar në lagjen “Gurrile”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

DVP Berat

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 34 vjeç, banues në Berat, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 39 vjeç dhe A. D., 32 vjeç, të dy banues në Kuçovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me shtetasin S. B., 24 vjeç, banues në Kuçovë.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 11.05.2025, ka kallëzuar shtetasi K. T., 69 vjeç, banues në fshatin Drizë, Kuçovë, se shtetasi B. L., 58 vjeç, me detyrë anëtar i Komisionit të Qendrës së Votimit në fshatin Drizë, i ka kërkuar që të votojë për një subjekt politik.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. Q., 31 vjeç, banues në fshatin Mërtish, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. L., 31 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, pasi ka kallëzuar shtetasi F. P., 43 vjeç, se shtetasi  R. Z., 57 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, kryetar i një subjekti politik në Kolonjë, i ka dhënë shuma parash disa shtetasve, me qëllim blerjen e votave në favor të një subjekti politik.

Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër/Kanosi për shkak të detyrës, një gazetar, procedohet penalisht 26-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 26 vjeç, banues në fshatin Picar, pasi ditën e djeshme, ka kanosur shtetasin A. R., 37 vjeç, banues në fshatin Lazarat, gazetar, me pretendimin se ai po e filmonte ndërkohë që 26-vjeçari ndodhej në një ambient.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

DVP Kukës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi ka publikuar në rrjete sociale, fotografi të fletës së tij të votimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. Sh., 18 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi gjatë natës, ka tentuar të hyjë me forcë në VNV nr. 11 dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë që nuk e kanë lejuar të hyjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

-Si rezultat i një hetimi njëmujor, në drejtimin e SPAK, dokumentohet një rast i blerjes së votave.

Vihet në pranga autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik.

Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 27 vjeç, banues në fshatin Bubullimë, pasi ka kallëzuar shtetasi J. Ç., 28 vjeç, se shtetasi 27-vjeçari, nënkryetar i një subjekti politik në Lushnjë, e ka kanosur në platformën “Messenger”, për dhënien e votës. Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrjes në zgjedhje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. Z., 57 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, pasi ka kallëzuar shtetasi F. P., 43 vjeç, se shtetasi 57-vjeçari, kryetar i një subjekti politik në Kolonjë, i ka dhënë shuma parash disa shtetasve, me qëllim blerjen e votave në favor të një subjekti politik.
Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

DVP Tiranë/Informacion paraprak

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore, për dokumentimin e një rasti të pretenduar sot, më datë 11.05.2025, në një ambient në rrugën “Marko Boçari”, Tiranë, ku eshte pretenduar për veprimtari të paligjshme zgjedhore.

Rreth orës 17:50, pas një njoftimi të bërë nga Belind Këlliçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, shërbimet e Policisë shkuan në vendin e pretenduar dhe konstatuan disa shtetas pranë dhe brenda nje ambienti privat, që sipas kallëzuesve funksiononte si zyrë elektorale, pa shenja identifikuese, për Partinë Socialiste.

Gjatë kontrollit të ushtruar në prani të përfaqësuesve të të dyja subjekteve politike, në atë ambient nuk u gjetën materiale kompromentuese apo të kundërligjshem. Personat e pranishëm u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku janë marrë deklarime dhe kallëzime penale nga të dyja palët përfaqësuese të dy subjekteve politike. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, z. Erion Braçe, ka kallëzuar se përfaqësues të Partisë Demokratike kanë ushtruar forcë ndaj tij dhe personave të tjerë me të cilët ishte i shoqëruar.

Grupi hetimor po administron pamjet filmike dhe çdo provë tjetër me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, do të jepet një njoftim i plotë mbi rezultatet e hetimit.

Pogradec/Kapen dhe vihen në pranga dy nga katër shtetasit e shpallur në kërkim për dhunimin  familjarëve të komisionerit E.G.

Në vijim të informacionit të dhënë sot ku në qendrën e votimit nr.3901, shtetasi L. T., tashmë i arrestuar nga Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, dhunoi fizikisht komisionerin shtetasin E. G, dhe më pas disa persona dhunuan familjarët e shtetasit E.G,  ju informojmë se:

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, dhe shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë  lokalizuan kapën dhe vunë në pranga dy nga katër shtetasit e shpallur në kërkim dhe konkretisht shtetasit : L. K., 34 vjeç, dhe R. T., 37 vjeç, banues në Pogradec për veprat penale ” Goditja ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Vijon puna për kapjen edhe të dy shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim konkretisht shtetasit  D. M., 30 vjeç, E. M., 35 vjeç.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe kapjen dhe shoqërimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Pogradec

Në vijim të informacionit të dhënë sot ku në qendrën e votimit nr.3901, shtetasi L. T., tashmë i arrestuar nga Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, dhunoi fizikisht komisionerin shtetasin E. G, ju informojmë se:

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë  kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në dhunimin e djalit dhe të bashkëshortes së komisionerit E.G, i cili u dhunua nga shtetasi L.T

Si rezultat i hetimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit  A. T., 23 vjeç, dhe R. T., 58 vjeç, banues në Pogradec për veprat penale ” Goditja ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasit D. M., 30 vjeç, E. M., 35 vjeç, R. T., 37 vjeç, si dhe L. K., 34 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas rreth orës 13:00, kanë shkuar në afërsi të banesës së komisionerit shtetasit E. G., 52 vjeç, dhe kanë dhunuar djalin dhe bashkëshorten e tij

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe kapjen dhe shoqërimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lezhë

Rreth orës 16:30, në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, shtetasi A. J., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetaset P. D., 59 vjeçe, dhe Xh. D., 20 vjeçe, të cilat ishin këmbësore, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes, të dyja kanë pësuar dëmtime fizike dhe janë dërguar në spital, ku shtetasja P. D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vijim të veprimeve hetimore, pas disa orësh, drejtuesi i mjetit, së bashku me automjetin, është shoqëruar në ambientet e Policisë, ku, pas testit të alkoolit, ka rezultuar në gjendje të dehur.

Shtetasi A. J. është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit.

Materialet procedurale do t’i referohen Spak, për hetime të metejshme.

Librazhd

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore Librazhd, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Shtetasi M. F., në qendrën e votimit nr 2742, në fshatin Spathar, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Sekuestrohet aparati celular i përdorur në këtë rast.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

DVP Gjirokastër

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Gjirokastër, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Ky shtetas  rreth orës 15:00, në qendrën e votimit nr 4165/01, në Këlcyrë, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Kurbin/Informacion paraprak

Në Fushë Milot, jashtë perimetrit të  qendrave të votimit, ka ndodhur një konflikt verbal mes dy shtetasve, ku, sipas një telefonuesi, është dëgjuar një zhurmë e ngjashme si e shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo send tjetër i kundërligjshëm.

Në vijim të veprimeve hetimore, janë identifikuar personat e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit K. P. dhe A. Ll., dhe po punohet për lokalizimin dhe shoqërimin e tyre.

Procesi i votimit vazhdon normalisht në të gjitha qendrat e votimit dhe nga KQV-të apo Koordinatorët e sigurisë, nuk është kërkuar ndërhyrja e policisë.

Grupi hetimor, i ndodhur në vendngjarje, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet procedurale në SPAK, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve :  E.D., 36 vjeç,  (administratori i njësisë Administrative Xibër), dhe shtetasit B.H., 57 vjeç, banues në Klos.

Po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurorinë Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, në ngarkim të shtetasit J.M., 27 vjeç, banues në fshatin Gurrë e Madhe, Klos, pasi automjetit të tij, i kishte vendosur në mënyrë të paligjshme fenelina si ata të policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurorinë Dibër, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasit N.S., 52 vjeç, banues në Ostren (punonjës i Policisë bashkiake), pasi dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin K.C., 43 vjeç. Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të automjeteve të transportit rrugor”, për  shtetasin K.C., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka penguar lëvizjen e lirë të mjeteve në fshatin Radovesh.

Tiranë

Fotografoi fletën e votimit dhe më pas e publikoi atë në rrjete sociale, arrestohet 34-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas shfaqjes së një postimi në një portal ku një shtetas kishte publikuar fotografimin e fletës së votimit, organizuan punën, identifikuan, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin R. F., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale ka rezultuar se ky shtetas ditën e sotme, ka fotografuar fletën e votimit, dhe më pas e ka publikuar në rrjetet sociale.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në Pogradec shtetasit R. T., dhe E. M., D. M., (nipërit e shtetasit të arrestuar L. T.), pas konfliktit të  ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit E. G., 52 vjeç, (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur  familjarët e 52-vjeçarit (bashkëshorten dhe djali).

Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja  e 52 vjeçarit ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre  shtetasve.

Pogradec

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve ne zgjedhje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 329/2 dhe 237 K penal, ndaj shtetasin L. T, 63 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tij u bë, pasi më datën 11.05.2025, rreth orës 10.30, ky shtetas ka hyre në QV Nr.3901 në Pogradec, dhe ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike, shtetasin E.G 52 vjeç (me detyrë anëtar komisioni i forcës politike Partia Socialiste e Shqipërisë) në këtë qendër votimi.

Ky shtetas e ka goditur për shkak se kryetarja e komisionit të kësaj qendre votimi, (e bija e shtetasit L.T)  ka pasur një debat me anëtarin e komisionit shtetasin E. G., në lidhje me votimin e personave me aftësi ndryshe, të moshuar etj, që të votojnë ose jo me shoqërues.

Materiale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Vihen në pranga 2 shtetas të tjerë, të cilët fotografuan fletët e tyre të votimit.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, se shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 4 kishin shoqëruar në ambientet e Policisë, 2 shtetas që sipas njoftimeve të kryetarëve të komisioneve të qendrave ku kishin votuar, kishin fotografuan fletët e tyre të votimit, informojmë se:

Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këto raste, është bërë arrestimi në flagrancë i këtyre 2 shtetasve, konkretisht H. D., 57 vjeç dhe R. L., 28 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme në lidhje me rastet.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”, në banesën e shtetasit E. H., ka shpërthyer një bombël gazi ku për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital për mjekim pronari i banesës.

Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë dhe forcave zjarrfikëse, bombula ka pasur një shpërthim të dytë dhe për pasojë janë dëmtuar 2 punonjës të policisë, shtetasi Xh. P. dhe I. K., si edhe një punonjës i zjarrfikëses, shtetasi Sh. K., të cilët po marin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

DVP Elbasan

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, arrestuan në flagrancë shtetasen M. C., 56 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi mëngjesin e sotëm, në qendrën e votimit nr 2321, në lagjen “5 Maj”, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Fotografoi fletën e votimIt, arrestohet 56-vjeçarja.

-Shërbimet e Policisë në Komisariatin Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se një shtetase në shkollën “Ali Demi” kishte fotografuar votën dhe më pas ishte larguar, organizuan punën, identifikuan, shoqëruan dhe arrestuan në flagrancë shtetasen A. H., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

—————

Paraprake: Shërbimet e Policisë të Komisariateve Nr. 3 dhe Nr. 4, kanë shoqëruar dy shtetas, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletën e votimit. Aktualisht, ndaj tyre po kryhen veprimet hetimore dhe procedurale nën drejtimin e Prokurorisë. Në përfundim të veprimeve do ju informojmë më tej.

Policia e Tiranës apelon për respektim të rregullave të votimit pasi çdo veprim që cenon fshehtësinë dhe integritetin e votës përbën shkelje të ligjit dhe do të trajtohet me rigorozitet të plotë.Policia e Tiranës mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë, rendin dhe zhvillimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe të rregullt.

Dibër

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme ku shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), telefonoi sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër duke pretenduar  se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kishte ndaluar shtetasin E.C.,  që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave, ju informojmë se;

Menjëherë me marrjen e telefonatës, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe drejtuesit e DVP dhe të Komisariatit Dibër.

Nën drejtimin e Prokurorit të Posaçëm, Prokurorit të Rrethit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore,  kanë vijuar veprimet për menaxhimin, ndjekjen dhe hetimin e plotë të situatës.

Në vendin e ngjarjes, janë konstatuar të bllokuara nga kandidati për deputet shtetasi Xh.Gj., shtetasi E.Gj., dhe persona të tjerë, automjetet e shtetasve I.C., dhe R.D.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorëve, ka bërë këqyrjen e këtyre automjeteve ku nuk është konstatuar asgjë me interes për hetimin.

Në vijim të dyshimeve për automjete që shpërndanin vlera monetare, shtetasi E.M., dhe A.H(Gj), i janë vënë në ndjekje një automjeti tjetër që drejtohej nga shtetasi I.Sh., nga ku është dëmtuar automjeti i shtetasit E.M.

Gjithashtu, shtetasi Xh.Gj., ka shprehur pretendimin se ka  qenë dhe punonjësi i policisë, shtetasi E.Gj (i ati i kandidatit për deputet të subjektit politik Partia Socialiste shtetasi D.Gj) që po përpiqej të shpërndante para në shkëmbim të votës dhe pasi janë vënë në ndjekje simpatizantët e subjektit politik të Partisë Demokratike, ai është larguar dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Në lidhje me këtë pretendim, grupi hetimor nën drejtimin Prokurorëve, ka realizuar këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe nuk janë gjetur gëzhoja apo indicje të tjera se ky punonjës ka përdorur armën.

Në lidhje me rastin, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit punonjësi i policisë shtetasi E.GJ, ku nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore i është sekuestruar arma shërbimit dhe janë kryer një sërë veprimesh të tjera hetimore.

Sa më sipër, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër për kompetencë dhe për vlerësim, kanë referuar materialet pranë SPAK, për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, parashikuar nga nenet 277 dhe 293 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve Xh.Gj., 62 vjeç, dhe E.Gj.,  33 vjeç, si dhe për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit I.Sh., 35 vjeç

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 10:20, shtetasi E. G., që është komisioner në qendrën e votimit nr.3901/00 Pogradec, ka njoftuar tek salla  operative, se brenda ambienteve të qendrës së votimit është goditur nga shtetasi L. T.,

Menjëherë është shkuar në afërsi të qendrës së votimit, dhe është bërë shoqërimi i shtetasit L. T., për në ambientet Komisariatit.

Në Komisariat është paraqitur dhe shtetasi E. G., për të bërë kallëzim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor  të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin P. A., 52 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, pasi më datë 10.05.2025, në orën 11:50, ka bërë kallëzim shtetasi Sh. M., 19 vjeç, banues në Vlorë, kandidat i një subjekti politik në qytetin e Vlorës, se shtetasi P. A. e ka kanosur me fjalë në rrjetet e tij sociale.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 41 vjeç, banues në lagjen “1 Maj”, Vlorë, pasi më datë 10.05.2025, në rrugën “Gjergj Araniti”, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen Sh. H., 74 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin L. K., 18 vjeç, banues në fshatin Vajzë, pasi në rrugën automobilistike Vajzë–Sevaster, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. S., 69 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë janë dëmtuar 5 pasagjerët e mjeteve të përfshira në aksident, të cilët morën ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin R. Sh., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh në vijim të veprimeve hetimore e procedurale për ngjarjen e ndodhur dje, në fshatin Holta, Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, në fshatin Holta, gjatë punës në firmën e ndërtimit të shtetasit E. D., kanë humbur jetën shtetasit E. Ll., 32 vjeç dhe A. B., 22 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin T. B., 38 vjeç, banues në fshatin Shelcan, pasi dje, rreth orës 12:00, në fshatin Shelcan, në gjendje të dehur, dyshohet se ka dëmtuar xhamat e dritareve të një objekti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 07:45, ka njoftuar anëtari i komisionit të qendrës së votimit nr 2321, në lagjen “5 Maj”, shtetasi I. P., se gjatë procesit të votimit, shtetasja M. C., 56 vjeçe, ka fotografuar fletën e votimit.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në polici 56-vjeçaren, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Votimi në qendrën e mësipërme vazhdon normalisht.

Kukës

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku u shpallën në kërkim dy shtetas për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, ju informojmë se;

Nga strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve zgjedhore  në DVP Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH dhe DVP Kukës, nën drejtimin e SPAK, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. P.,  27 vjeç, banues në fshatin Lusen, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë arrestimit,  këtij shtetasi ju gjet një shumë e konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se do ti përdorte për veprimtari kriminale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Vijon puna për kapjen e shtetasit G. P.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Mirditë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-L. N., 45 vjeç, banues në Mirditë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj  pjesëmarrësve në zgjedhje”

-A. J., 25 vjeç, banues në Mirditë,  për veprat penale “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 10.05.2025, rreth orës 20:20, këta shtetas me dy automjetet e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit që drejtohej nga shtetasi R. K., 46 vjeç (drejtues automjeti) dhe A. D. (pasagjer), të dy banues në Rrëshen, me pretendimin se këta shtetas po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave.

Shërbimet e Policisë, menjeherë pas marrjes së njoftimit për bllokimin e rrugës në lagjen “Donaj” në Rrëshen dhe konfliktin verbal mes këtyre shtetasve, kanë ndërhyrë, duke shoqëruar palët në Komisariat dhe  kanë kryer veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë.

Në vijim të veprimeve të kryera, pas kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, konkretisht në automjetet e shtetasve L. N. dhe A. J., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lista me të dhëna personash (të dyshuara si lista zgjedhësish), ndërsa në automjetin e shtetasit R. K. nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.

Gjithashtu, po në vijim të veprimeve pas kryerjes së testit të alkoolit të tre drejtuesve të automjeteve rezultoi se shtetasi L.N., drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ndrësa dy drejtuesit e automjeteve të tjera rezultuan se nuk kishin konsumuar alkool.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Dibër/Informacion paraprak

Rreth orës 20.25 shtetasi Xh.Gj., (kanditat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.

Gjithashtu shtetasi Xh.Gj., paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Spak dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit.

Kukës

Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve G.P dhe K.P në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal.

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit G.P dhe K.P, dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik.

Divjakë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:00, në fshatin Goricaj, në një kanal vaditës, është gjetur i mbytur shtetasi M. Gj., 65 vjeç, banues në Goricaj, i cili ka humbur kontaktet me familjarët ditën e djeshme.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Gramsh/Informacion paraprak

Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë,

– Në ngarkim të shtetasit Gj. Gj. 55 vjeç, banues në Lezhë ( kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Dekomokratike”, pasi ndaj tij është bërë kallzim nga shtetasi V. K., 66 vjeç, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën.

– ⁠Për kallzimin e bërë nga shtetasja F. D., 38 vjeçe, banuese në Lezhë se pas një debati që ka patur me vajzen e saj të mitur, 17 vjeçe, ajo i është larguar nga banesa dhe ka humbur kontaktet me të. Vijojnë kërkimet për gjetjen e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë,

– ⁠Për veprën penale “Vjedhja”, pasi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, shtetasi L. B., 55 vjeç, punonjës në një pikë karburanti në Fushë Gjom, Kurbin, ka njoftuar se një shtetas i maskuar, i ka hyrë në ambientet e karburantit dhe i ka vjedhur xhiron ditore. Nga verifikimet e kryera nuk ka patur konfrontim fizik apo dëmtime ndaj shtetasit L. B. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

– ⁠ Mbi kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. P., 28 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i cili ishte i shpallur në kërkim me masë sigurie “arrest me burg” që në korrik të vitit 2024, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Në vijim të hetimeve të kryera lidhur me ngjarjen e datës  09.05.2025, në Maqellarë,  u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, në ngarkim të shtetasve H.M., 54  vjeç; dhe F.P., 57 vjeç.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Me datë 09.05.2025, rreth orës 21.15,  në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka mbërritur një telefonatë nga shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), i cili shprehej se në Maqellarë, përfaqësues të subjektit politik të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave,  banorëve të kësaj njësie.

Menjëherë, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe  Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore.

Për sa më sipër, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve A.K., 29 vjeç; H.H., 48 vjeç;  Xh.Gj., 62 vjeç; E.Gj., 33 vjeç.

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Quick Response”.

Zbardhen 6 vjedhje/tentativa për vjedhje të dyqaneve, të kryera gjatë muajit prill dhe maj. Identifikohet dhe vihet në pranga 40-vjeçari, i dyshuar si autori i tyre.

40-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas provave të siguruara nga puna hetimore dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, finalizuan operacionin e koduar “Quick Response”.

Në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi A. D., 40 vjeç, banues në Ksamil, me precedent të mëparshëm penal.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur shuma parash dhe sende/artikuj të ndryshëm në 5 dyqane, si dhe ka tentuar të vjedhë në 1 dyqan tjetër.

Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor ndërkombëtar “The Ëanted”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pjesëtar i një grupi kriminal.

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion për një shtetas të kërkuar që fshihej në Greqi dhe menjëherë, nëpërmjet Interpol Tiranës, kanë bashkëpunuar me homologët grekë për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e personit me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve në kohë reale mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe homologëve grekë, në Pire, Greqi, në kuadër të operacionit “The Ëanted”, u lokalizua, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi A. A., 51 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”.

Ky shtetas, në vitin 2019, në Lushnjë, në bashkëpunim me shtetasit L. H. dhe O. B., kanë vrarë me armë zjarri shtetasin B. H.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, me qëllim ekstradimin e këtyre shtetasve në Shqipëri.

Cërrik

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Cërrik, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, sepse mbrëmë, rreth orës 21:30, në Cërrik, ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë të cilët i kanë kërkuar që të zhvendoste automjetin e tij, pasi i pengonte ata gjatë punës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.