NJOFTIM PËR SHTYP
Nderim dhe respekt për Dëshmorët e Atdheut
Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Atdheut dhe Vitit Jubilar të 80-vjetorit të Çlirimit të Vendit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit realizoi ceremoninë e nderimit të të rënëve në krye dhe për shkak të detyrës.
Në ceremoninë e organizuar në Memorialin e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit në Akademinë e Sigurisë, mori pjesë ministri i Brendshëm, z. Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, familjarë të Dëshmorëve të Atdheut dhe përfaqësues të misioneve të huaja policore në Shqipëri.
Ministri i Brendshëm, z. Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, drejtuesi i ICITAP (SHBA), Richard Deasy dhe familjarë të dëshmorëve bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë Memorialit, ku janë skalitur emrat e Dëshmorëve të Atdheut në radhët e Policisë së Shtetit.
Në mbyllje të ceremonisë, ministri Balla dhe Drejtues Madhor Rrumbullaku përshëndetën familjarët e dëshmorëve dhe trupat policore të rreshtuara në nderim të të rënëve.








