Në kuadër të” Javës Evropiane të Lëvizshmërisë”🌍, falë bashkëpunimit Polici – Bashki – Institucione Arsimore, nga ana e Shërbimeve të Qarkullimit Rrugor Durrës është zhvilluar një takim në shkollën 9 – Vjeçare “Bedrie Bebeziqi”, ku u diskutua me nxënësit e kësaj shkolle mbi zbatimin e rregullave të qarkullimit nga ana e të gjithë përdoruesve të rrugës.
Përparësi iu dha ndërgjegjësimit📍⛔🚷 të çdo qytetari, që kalon nga njëra anë e rrugës në tjetrën duke respektuar semaforin 🚦 dhe vizat e bardha, si faktor kyç në uljen e numrit të aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor